Nisma për të frenuar largimin e mjekëve, Gjata: Pikat e draftit në proces diskutimi

Sociale | 3 vite më parë

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë në bashkepunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Arsimit janë në proces diskutimi të një pakete masash, që synojnë të frenojë fenomenin e largimit të mjekëve të rinj nga Shqipëria.

Drafti me një serë masash që stimulon mjekët e rinj të qëndrojnë në Shqipëri vijon të jetë në fazë diskutimi.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka sqaruar se studentët që përfundojnë studimet për mjekësi nuk do të mbahen kundër vullnetit, por shteti sqaroi se ai nuk mund të paguajë për ata që duan të largohen.

Rektori Gjata ka artikuluar për herë të parë një shumë të përafërt  të tarifës 1-vjeçare të studimit për ata studentë që nuk do të pranojnë të nënshkruajnë kontratën për të punuar 3 vite në Shqipëri.

Çdo vit në Universitetin e Mjekësisë nisin studimet e larta me 300 deri në 350 studentë të rinj, po i njejti numër llogaritet të dalin nga Shqipëria për tu punësuar në vendet e Europës, mjekë të rinj apo me përvojë.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme