Prodhuesit e bukës kundër rritjes së energjisë, vendimi për ndarjen e dy ambjenteve i pazbatueshëm

Sociale | 3 vite më parë

Prej disa vitesh furrat e bukës i kërkojnë ERE dhe FSHU për një tarifë standarte për energjinë elektrike. 
Në furrat e bukës janë të instaluara dy matës të energjisë elektrike, duke bërë në këtë mënyrë dy tarifime të ndryshme: 7.6 lekë për kilovatorë për ata që prodhojnë vetëm bukë dhe 14 lekë për kilovatorë për ata që prodhojnë edhe brumëra e pastiçeri.

Paralajmërimi për shtrenjtim të çmimit të energjisë për furrat e bukës që shesin edhe produktet të tjera ka prodhuar reagimin e shoqatës së këtyre prodhuesve. Sipas tyre, vendimi i Entit Rregullator të Energjisë krijon kosto, ndërsa zgjidhja që ofrohet prej entit, për ndarjen e sahateve, nuk shihet si e realizueshme.

Shoqata e Bukës, Pasticerive dhe Brumërave propozoi modelin e saj të tarifave. Shoqata tha se furrat e bukës të jenë në ambiente të ndara pa çertifikatë pronësie dhe me sahat e matës të veçantë. Ndërsa prodhimi dhe shitja e pastiçerive dhe brumërave ku nuk ka prodhim buke të jetë me tarifë 140 lekë për kilovatorë.

I pyetur nëse do të rritet çmimi i bukës në rast se nuk marrin ndihmë që kërkojnë nga qeveria, kryetari i shoqatës tha se ende nuk është marrë një vendim. Sipas tij janë rreth 4000 furra buke në të gjithë vendin që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim.

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme