Të verbërit këndojnë në kor në Ditën e Muzikës, koncerte te parku ‘Rinia‘ dhe ‘Katedralja Ortodokse‘

Unike të shohësh një koncert me tre kore të verbërish në parkun “Rinia” në Tiranë. Korin shqiptar “Joy of Sinning” (Gëzimi i të kënduarit), nën drejtimin e mjeshtres Suzana Tuku, Coral Federation, Kori Federal nga Kardisa e Greqisë nën drejtimin e Nikos Effhimiadis dhe kori francez “Vue d’Ensemble”, Shikim i përbashkët në drejtimin e të verbrës Mireille Loeffler.
Kore të përbërë nga të verbër, njerëz me shikim të pjesshëm, por edhe njerëz me shikim normal, këngëtarë profesionistë të Universitetit të Arteve, siç ishin së shumti pjesëtarët e korit shqiptar, apo krejtësisht amatorë, sië ishte rasti i korit francez.
Një koncert në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, me këngë tradicionale nga kori shqiptar si ajo shkodrane “Po të jemi bashkë ne të dy”, apo ritmet greke të valles “Zorba” dhe muzikë moderne me hitet “Shallow” nga Lady Gaga, “Mbreti Luan” nga Elton John etj.
Ngjarje që u mbështet nga Ministria e Kulturës, Ambasada e Francës, Ambasada Greke dhe Bashkia e Tiranës, e nën kujdesin e veçantë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në orën 20 koncerti u dha edhe në sallën e koncerteve të Qendrës së Kulturës në Katedralen Ortodokse.
“Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë për të festuar Ditën Botërore të Muzikës, që e ka zanafillën në Francë, aty ku ka lindur festa e muzikës. Jam e lumtur për projekin VIK, sepse bën që njerëzit e verbër të bashkohen me gjithë botën mbarë”, tha Mireille Loeffler.
Gazetare: Magdalena Alla
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




