Zhbllokohet hidrovori i Lezhës, ndalet hedhja e inerteve në lagunë

Sociale | 3 vite më parë

Shkarkimi i ujërave të hidrovorit të Tales në det nuk do të ketë më pengesa. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Drejtoria Rajonale Lezhë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Administraten e Zonave të Mbrojtura dhe Bashkinë, kanë nisur punën për zhbllokimin e grykës së “Matkeqës”, e cila ishte bllokuar prej kohësh nga hedhja e inerteve nga persona të paidentifikuar.

Hedhja e inerteve në ketë pjesë të lagunës është një problematike e vazhdueshme gjatë viteve të fundit, e cila është bërë objekt hetimi dhe nga Prokuroria, me dyshimet se po veprohet për të mbushur zonën e mbrojtur me inerte dhe kthyer në tokë private.

Ndërkohë që institucionet ligjzbatuese të cilët nisin pjesë e këtij aksioni gjatë gjithë kësaj jave, bënë me dije se zona e mbrojtur do te jetë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme