Ndryshon ligji : Pensionistët e vetëm të vetëpunësuar nuk do të paguajnë më sigurime shoqërore

Sociale | 3 vite më parë

Qeveria ka miratuar të mërkurën disa ndryshime në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas këtyre ndryshimeve të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit dhe vijojnë të punojnë të regjistruar si të vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më sigurime shoqërore.

“Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore përfituesit e pensionit të pleqërisë, që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat” shkruhet në dokument.

Një tjetër ndryshim ligj është se “Përfituesve të pensionit të pleqërisë, të cilët, ndërkohë që tërheqin këstin mujor të pensionit janë të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat, nuk u njihet periudha e punësimit si periudhë sigurimi, për efekte përfitimi nga ky lig”.

Sipas të dhënave që ofron  INSTAT janë rreth 16% e personave mbi 65 vjeç, të cilët raportohen që vazhdojnë dhe punojnë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme