Portali “e-Albania” drejt përmirësimit

Sociale | 3 vite më parë

Parlamenti shqiptar pritet të miratojë Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim”, i cili synon “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH”.

Kjo u bë e ditur në Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat mbajtur të martën

Zbatimi do të përmirësojë portalin “e-Albania” lidhur me cilësinë dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve publike si dhe përmirësimin e  infrastrukturave mbështetëse të tij. 

Ai do të sjellë edhe funksionalitete të reja për qytetarët dhe bizneset në përfitimin e shërbimeve publike.

Njëkohësisht do të nisi puna  për përmirësimin e aftësive digjitale bazë dhe të avancuara nëpërmjet ngritjes së laboratorëve të edukimit informatik (smart labs) në 200 shkolla të vendit dhe qendra rinore TIK në 10 qytete të vendit .

Ato do të ndihmojnë si investime dhe risi në zbatim të përmbushjes së objektivave të qeverisë shqiptare për digjitalizim , në shërbim të qytetarëve.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme