Hapen 30 qendra shëndetësore verore, Manastirliu: Gatishmëri e ekipeve gjatë sezonit turistik

Për të ofruar kujdes shëndetësor për pushuesit gjatë sezonit veror janë hapur në të gjitha zonat turistike 30 qendra shëndetësore .
Shërbimi në këto qendra shëndetësore ka të dedikuar edhe një paketë prej 100 lloje të barnave dhe materialeve mjekësore dhe një staf të trajnuar për ofrimin e shërbimit.
30 qendra shëndetësore verore janë hapur në zonat turistike, për të garantuar kujdes shëndetësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në një nga qendrat shëndetësore njoftoj se do të jenë dhe 18 postacione me autoambulanca, në zonat turistike.
Ministrja së bashku me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit ndoqën nga afër edhe demonstrimin e ekipeve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore.
Shërbimi në këto qendra shëndetësore ka të dedikuar edhe një paketë prej 100 lloje të barnave dhe materialeve mjekësore dhe një staf të mirë trajnuar për ofrimin e shërbimit.
Gazetare Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




