Muzhaqi: 7000 fëmijë kanë mësuar të kodojnë si profesionistë të vërtetë

Sociale | 3 vite më parë

Rreth 7000 fëmijë të 100 shkollave me shumë gjallëri dhe dëshirë kanë mësuar të kodojnë si profesionistë të vërtetë. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga Bora Muzhaqi, Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët, në përfundim të vitit shkollor. “Shumë e lumtur që fëmijët dhe të rinjtë kanë përqafuar çdo program që i ka ndihmuar të zhvillojnë talentet e tyre dhe të kuptojnë që në një moshë të vogël pasionin dhe potencialin që zotërojnë dhe për ta ndjekur në të ardhmen…” shkruan ndër të tjera zonja Muzhaqi. 

Një vit më parë qeveria shqiptare mori vendimin për të përfshirë Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit dhe programet e kodimit që në klasën e parë. Ajo nisi një projekt pilot në 100 shkolla ku ngriti 100 laboratorë inteligjent, me teknologji të përparuar. Bashkë me to u ngrit një platformë novatore për t’i mësuar nxënësve kodimin nëpërmjet lojës.

Programi është pjesë e një pakete programesh që shkojnë drejt aftësimit të nxënësve dhe të rinjve me aftësitë e shekullit 21. Nëpërmjet ndërkombëtarizimit, universitetet shqiptare janë nxitur që të hapin programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete prestigjioze.

Autoritete e arsimit në Shqipëri thonë se programet në Teknologjinë e Informacionit janë mundësi e mirë për të rinjtë për të patur diploma me vlerë. Ato e bejnë më të lehtë edhe integrimin e të rinjve në tregun e punës si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme