Vijon pastrimi në plazhin e Velipojës, Rama: Asnjë minutë për të humbur

Vazhdon pastrimi i mbeturinave në plazhin e Velipojës ndërsa sezoni veror është hapur edhe për këtë vit. Përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook, Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga aksioni i pastrimit të inerteve të grumbulluara prej vitesh në plazhin e Velipojës, ndërsa falenderon forcat e Emergjencave Civile për angazhimin në Planin e Pastrimit Kombëtar.
“Pastro e pastro e s’kanë të sosur plehrat e pambledhura në vite nga bashkia. Vazhdon gati prej një jave pastrimi në plazhin e Velipojës, e këto janë pamjet që vijnë nga inertet të grumbulluara aty prej vitesh, të fshehura nga syri e të lëna jashtë vëmendjes, që tani na përplasen në fytyrë dhe duhet të merremi, sepse s’kemi asnjë minutë për të humbur.
Falënderim për forcat e Emergjencave Civile dhe të gjitha institucionet e angazhuara që janë partnerët më të vyer në Planin e Pastrimit Kombëtar”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




