Sot dita e fundit e shkollës, Kushi-nxënësve: Lexoni sa më shumë libra gjatë verës

Sociale | 3 vite më parë

Sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2022 – 2023. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ministrja Kushi ka zgjedhur t’u urojë pushime të mbara të gjithë nxënësve.

Tashmë është koha të shijoni pushimet verore, –  shkruan Kushi, duke u sugjeruar nxënësve që krahas argëtimit me familje dhe shokët e shoqet, të mos harrojnë dhe librat.

“Sot është dita e fundit e mësimit për këtë vit shkollor dhe jo rastësisht zgjodha t’ju përshëndes së bashku me Elisën, nxënësen e klasës së 4-t në shkollën “Hasan Vogli” Tiranë, e cila është shpallur fituese e konkursit “Miku i Librit” me numrin më të lartë të librave të lexuar gjatë këtij viti shkollor, në klasën e saj. Duke ju uruar pushime të mbara, ju ftoj që përveç udhëtimeve, lojërave dhe aktiviteteve sportive, të lexoni sa më shumë libra në këtë stinë vere!”, shkruan Kushi.

Mesazhin e urimin ministrja e shoqëroi me foton e nxënëses së klasës së 4-t në shkollën “Hasan Vogli” Tiranë, Elisa Peza, e cila është shpallur fituese e konkursit “Miku i Librit” me numrin më të lartë të librave të lexuar gjatë këtij viti shkollor, në klasën e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme