Mjete mjekësore në vendngjarje, Brataj: Modeli i ri i ndihmës së shpejtë shkurton kohë

Sociale | 3 vite më parë

Modeli i ri i ndihmës së shpejtë mjekësore që po përgatitet të futet fillimisht në Tiranë nga Urgjenca Kombëtare , parashikon të shkurtojë kohën drejt pacientit dhe të japë në kohë reale të dhënat për ndërhyrje nga ekipet mjekësore spitalore.

Kreu i urgjencës Skënder Brataj thotë se sfidat e urgjencës mjekësore po rriten çdo vit me shtimin e traumave dhe sëmundjeve akute.

Urgjenca kombëtare mjekësore për herë të  parë do të fusë në Shqipëri një model të ri të dhënies së ndihmës së shpejtë me qëllim asistimin në vend të pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Modeli i ri i cili do të praktikohet fillimisht në Tiranë sipas kreut të urgjencës Skënder Brataj ka të bëjë me një mjet mjekësor të kompletuar që lëviz drejt pacientit.

Eksperiencat pilote ndërkombëtare të urgjencës  janë transmetuar në Tiranë për mjekët tanë nga mjekë të urgjencës të kooperacionit Italian

“Ky kurs i mëson operatorit të urgjencës Kombëtare mjekësore  se si të përballojë çdo urgjencë jashtë dyerve të spitalit , ato që janë më të shpeshtat, përveç traumave dhe emergjencave kardiake që janë në përgjithësi sfida për korridoret tona” thotë Alberto Adduci.

Sfida sipas Brataj tani janë urgjencat e sezonit të pushimeve të cilat do të përballen nga 30 qendrat shëndetësore verore .

Sezoni I verës rrit ndjeshëm traumat për shkak të aksidenteve, aksidentet kardio-vaskulare si dhe problemet me substancat narkotike.

Gazetare Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme