Shtohen ankesat për alergjitë tek fëmijët, mjekët: Ndikon lagështira në ajër dhe ndotja e ambientit

Sociale | 3 vite më parë

Vitet e fundit janë rritur ankesat e fëmijëve që preken nga alergjitë. Mjekët pediatër po presin gjithnjë e më shumë ankesa për alergjitë nga fëmijët.

Sipas tyre në qendrat shëndetësore është shtuar numri i fëmijëve me rinit alergjike dhe azëm bronkiale jo vetëm për shkak të lagështirës që ka mbizotëruar gjatë pranverës por edhe për shkak të ndotjes ambientale vitet e fundit.

Mjekja Adriana Ilias ne QSH.9 në Tiranë tregon simptomat që përjeton një fëmi më rinit alergjik të acaruar. 

“Kemi rrjedhje të qarta të hundëve, një bllokim të tyre dhe konjuktivitin“, tha ajo.

Jo të pakta janë edhe alergjitë nga ushqimet, të cilas sipas mjekes, “më shumë vijnë nga laltoza që ndodhet në produktin e qumështit’.

Mjekët këshillojnë për kujdes të shtuar tek fëmijët që janë alergjik pasi në disa raste mund të nevojitet dhe shtrimi në spital.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme