Nafta pa akcizë, rradhë të gjata fermerësh në Fier

Sociale | 3 vite më parë

Radhët e gjata në shpërndarjen e kartave të naftës pa akcizë kanë krijuar debate midis fermerëve.

Kjo situatë është e krijuar për shkak të numrit të madh të kërkesave për tërheqjen e kartave të naftës. Shumë prej aplikantëve kanë ardhur më shumë se një herë dhe vijnë nga zona të largëta.

Drejtoria e Bujqësisë në shumicën e rasteve telefonon aplikantët fitues për tërheqjen e kartës, por problemet në plotësimin e dokumentacionit kanë sjellë skualifikimin e një pjesë tjetër.

Deri tani kanë aplikuar në AREB rreth  20 mijë fermerë. Ndërsa në qarkun Fier kanë ardhur 6580 karta nafte dhe janë shpërndarë  5270. Ritmet e shpërndarjes së kartave të naftës këtë vit është më i shpjetë se një vit më parë.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme