Unum Fest në Shëngjin, festivali që sjell në Shqipëri qindra turistë

Unum festival solli për të katërtin vit radhazi një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës.
Në natën e tretë të këtij eventi ku përformuan DJ më të mirë botërorë, të pranishmit kërcyen dhe shijuan momente speciale në Ranën e Hedhun në Shëngjin.
Ata shprehen të mahnitur nga bukuritë e zonës, nga ndërthurja e malit me detin në këtë zonë, më perëndimin e ëmbël të diellit, e me muzikën në sfond që plotëson pritshmëritë e tyre.
Unum Festival po kthehet në një traditë të bukur në Lezhë, çka ka kthyer edhe vëmendjen e të huajve drejt zonave turistike dhe me potencial, siç është Rana e Hedhun apo Shengjini.
Këtë vit Unum Festival erdhi me një risi, sa i takon mbrojtjes së mjedisit, ku po përdoren materiale dhe ushqime ekologjike, ndërsa vëmendje e veçantë po i kushtohet mbajtjes nën kontroll të pastërtisë.
Ndërsa nga ana e policisë janë marrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe qetësisë publike.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




