Kishat e Lushnjes dhe Divjakës, libër me dokumente dhe të dhëna arkeologjike

Për herë të parë është shkruar një libër për Kishat e Lushnjes dhe Divjakës, ku dokumentohen të dhëna historike dhe arkeologjike rreth tyre.
Autori i librit, Niko Ferro, ka punuar 15 vite për grumbullimin e materialeve, ndërsa kërkon që të ardhurat që do të mblidhen nga shitjet e tij, të dërgohen për ndërtimin e kishës së Golemit të Lushnjes, e cila u kthye në repart ushtarak në kohën e komunizmit.
Kishat e Myzeqesë bartin thesare të jashtëzakonshme arkeologjike, ndaj në promovimin e librit morën pjesë edhe studentët e degës së Arkeologjisë në Tiranë.
Të pranishmit e kanë quajtur Myzeqenë si djepi i ortodoksisë ndaj çdo fshat ka pasur të ndërtuara 2 ose 3 kisha.
Në libër ka fakte edhe të objekteve që u shkatërruan në periudhën e komunizmit.
Në këto rrënoja të vjetra, ka qenë e ndërtuar kisha e “Shën Marisë” në Golem të Lushnjes. Ajo është ndërtuar në shek e 18 dhe sot po kërkohen fonde për rindërtim.
Libri “Kishat“ është sa shkencor aq edhe historik. Në të dokumentohen të dhëna të kishave që u dogjën e u dogjën dhe shkatërruan në komunizëm, ku çdo objekt paraqitet me foton e saj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




