Gjallërohet qyteti i Krujës, muzeu dhe pazari ”pushtohen” nga vizitorë të të gjitha moshave e kombësive

Muzeu historik dhe pazari karakteristik i Krujës këtë fundjavë është pushtuar nga vizitorë të ndryshëm.
Nxënës të shkollave të ndryshme nga disa rrethe të vendit, turiste vendas dhe të huaj gjatë ditës së sotme kanë mbushur qytetin e Krujës, pazarin karakteristik të saj si dhe muzeun e Skënderbeut.
Në këtë të fundit drejtuesit dhe personeli i saj e kishin të pamundur të përballonin fluksin e vizitorëve, ky një lajm i mirë për zhvillimin e turizmit në qytetin historik të Krujës.
Klodian Loka, përgjegjës pranë muzeut të Krujës ka thënë se “këtë vit sezoni ka nisur më herët, ndërsa fundjava është më e ngjeshur, duke pritur vizitorë nga të gjithë moshat dhe kombësitë”.
Nxënës të shkollave të ndryshme të vendit kanë preferuar të vizitojnë qytetin e Krujës si dhe muzeun e saj. Deri më tani numri ka arritur si asnjëherë tjetër në 30 mijë vizitorë.
Turistët më parë përshkojnë rrugët e kalldremta të qytetit dhe më pas në pazarin karakteristik të Derexhikut, aty ku dhe shfaqen relikë që nga koha e Heroit tonë Kombëtar Skenderbeu.
Pjesa muzeale e Pazarit është ndër më të preferuarat e vizitorëve, dhe më pas turistët vizitojnë muzeun dhe kalanë e Krujës të cilët shprehin kënaqësinë e tyre në një qytet me mjaft histori dhe traditë.
Një sezon ndryshe me fluks të madhe vizitorësh vendas dhe të huaj duke i dhënë jetë dhe gjallëri turizmit në vend dhe konkretisht qytetit të Krujës i njohur si qyteti i Heroit tonë Kombëtar Skëndërbeu.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




