Djegia e mbeturinave në Shkodër, tymi dhe era e padurueshme në zonë

Në brigjet e Kirit te Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër prej vitesh vijon djegia e mbeturinave. Për qindra familje pranë kësaj zone, tymi që shpërndahet krijon një situatë mjaft të rëndë si gjatë natës ashtu dhe ditën, teksa banorët apelojnë institucionet për gjetjen e një zgjidhjeje.
Një prej banorëve të kësaj zone Prend Markaj thotë se mjete të tonazhit të rëndë vijnë dhe shkarkojnë mbeturina të ndryshme nga ato të fasonerive deri tek inertet dhe nuk mjaftohen me kaq por i djegin mbeturinat dhe tymi që çlirojnë më pas bëhet i padurueshëm për familjet që jetojnë në këtë lagje.
Ai ka një apel për kryetarin e ardhshëm të bashkisë Benet Beci që sapo të marrë detyrën ti kthejë sytë te kjo lagje.
Në shkurt të vitit 2014 kjo zonë u pastrua dhe u konsiderua i mbyllur ky problem nga ana e ish prefektit të asaj kohe Paulin Radovani
Djegia e tyre bëhet kryesisht në orët e mbrëmjes dhe vazhdon gjatë gjithë natës , por gjurmët e tymit i ndesh edhe gjatë ditës. Banorët kërkojnë që pushteti vendor dhe policia të ndërhyjnë për ti dhënë fund kësaj gjendje, pasi është tepër shqetësuese për mijëra qytetarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




