Çelet sezoni në Seman e Darëzezë, kreu i bashkisë Fier: Zhvillimi i turizmit është prioritet

Këtë fundjavë është çelur zyrtarisht me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, sezoni veror në bregdetin e Semanit dhe të Darëzezës.
Kryetari i bashkisë Armando Subashi , është shprehur se gjatë 4- vjeçarit të ardhshëm zhvillimi i turizmit do të jetë prioritet për tu ofruar pushuesve vendas e të huaj kushte sa më komode.
Nga ana tjetër banorë të zonës në Darëzezë ngrenë problemin e amortizimit të rreth 1 km rrugë në hyrje të plazhit e cila është tepër problematike gjatë sezonit veror.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




