Qershia në Elbasan, më pak prodhim, çmim më i lartë

Sociale | 3 vite më parë

Ndryshe nga viti i kaluar ku prodhimi i qershive në Elbasan ishte tepër i lartë dhe shumica e prodhimit u hodh nga fermerët, këtë vit prodhimi i qershive është tepër i ulët.

Fshati Godolesh i cili njihet për kultivimin e qershisë, këtë vit po përballet me mungesë të prodhimit.

Fermerët shprehen se ky vit ka sjellë një prodhim me të ulët të qershisë dhe çmimi i shitjes është më i lartë.

Në tregun e frutave dhe perimeve të Elbasanit vërehet një mungesë e theksuar e pemës së qershisë, dhe ata pak tregtare që shesin, çmimet e vendosura prej tyre janë të papërballueshme.

Dora e tretë në treg shitet 300 lekë kg ndërsa dora e parë shitet 500 lekë.

Një kg qershi në shumicë tregtohet me 300 deri 400 lekë për kilogram në zonën e Godoleshit. Krahasuar me një vit më parë ku një kilogram kushtonte 60 lekë deri 100 lekë, këtë vit problem është prodhimi pasi është shumë herë më i vogël se vitin e kaluar dhe për këtë arsye çmimi është më i lart.

Fermerët ankohen se me këtë çmim përsëri nuk i mbulojnë shpenzimet e tyre për prodhimin e qershisë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme