Pasioni për makinat u kthye në biznes, i riu prej 15 vitesh merret me remontin e makinave ‘of road’

Sociale | 3 vite më parë

Pasioni për makinat “Off road” dhe promovim i natyrës shqiptare ka nxitur 32 vjecarin Petrika Dimo që të hapë një servis automjetesh posaçërisht për riparimin dhe remontet kapitale të makinave “off road. “

Duke parë që këto makina të fuqishme po ktheheshin në një “trend ” për eksplorimin e natyrës shqiptare, Petrika tregon se bën remonte të përgjithshme të këtyre mjeteve që nga pjesët motorike dhe xhenerike deri në detaje.

Janë të shumtë të rinjtë që kërkojnë të kenë një makinë të tillë off road , për të eksploruar jo vetëm natyrën po edhe të provojnë sfidat e terreneve të vështirë, çka e bën një nga sportet më ekstrem.

Por kjo pikë servisi, nuk është vetëm vendi i modifikimeve por edhe i bashkimit të pjesëtarëve të grupit të makinave off road në Fier duke ndarë së bashku biseda dhe problematikat e makinave. 

Megjithë vështirësitë dhe koston për mirëmbajtjen e një makine të tillë nuk ka hequr dorë nga ky pasion.

Ndërmarrja e rreziqeve për të pasionuarit pas këtij sporti limitohet vetëm nga natyra.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme