Kirurgjitë e zemrës tek Sanatoriumi, do trajtohen urgjencat nga Elbasani, Durrësi dhe Korça

Sociale | 3 vite më parë

Prej këtij muaji e në vazhdim pacientët që kanë urgjenca kardiake e që vijnë nga Elbasani, Durrësi, Korça dhe disa rrethina të Tiranës po trajtohen në shërbimin e Hemodinamikës në ish -Sanatoriumin e Tiranës dhe jo më në QSUT.

Marrja e këtij shërbimi këtu shkurton shumë kohën e ndërhyrjes që tek këta pacientë është kritike.

Po kush do t’i orientojë pacientë drejt QSUT apo sanatoriumit? Kardiologu Meshi qartëson detajet.

“Çdo gjë do të bëhet nëpërmjet Urgjencës Kombëtare. Ne do jemi në ndihmë të QSUT, pasi përveç nesh do të jenë edhe Fieri, Shkodra, pak a shumë në të njejtën mënyrë, në të njejtin orar. Urgjenca Kombëtare do të bëjë ndarjen e pacientëve dhe mënyrën e planifikimit se si do të lëvizin pacientët”, tha Meshi.

Ky shërbim funksion të hënave 24 orë dhe gjatë javës nga ora 07.00 deri në orën 15.00.

Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” kryhen edhe rreth 10 ndërhyrje kirurgjikale të ndryshme në ditë.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme