Shtohen rastet me viroza në Elbasan

Sociale | 3 vite më parë

Luhatja e temperaturave ditore, duke nisur me mëngjeset e freskëta dhe drekën e nxhehtë, ka shtuar rastet me viroza në qytetin e Elbasanit. Shefi i Urgjencës, Ergys Mici, pohon se paraqiten rreth 120 pacientë në ditë për vizita. Mjeku ndalet te format më të zakonshme për të cilat pacientët shkojnë në urgjencë.

Shefi i Urgjencës apelon për kujdes të shtuar, sidomos për të sëmurët kronikë që kanë probleme kardiake dhe azmatikët, ndërsa u sugjeron të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mjekët e familjes.

Ende më e rënduar paraqitet situata në Pediatri, ku numri i fëmijëve që marrin konsulta mjekësore dhe mjekim, është i lartë. Pranvera është gjithashtu edhe stina e alergjisë, sidomos ndaj polenit. Ndaj, bluzat e bardha, këshillojnë ndjekjen e vazhdueshme me alergologun dhe marrjen e imunoterapisë ndaj alergjive.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme