Lushnjë, mbeten stok fidanët e ullirit, fermerët: Mbi 10 mijë fidanë shiten nën kosto

Sociale | 4 vite më parë

Mijëra fidanë ulliri kanë mbetur pa u shitur prodhuesve të Lushnjës.  Mungesa e tregut dhe ulja e çmimit për vaj ulliri, solli stokun edhe të bimës. Fermeri, Krenar Alla, i cili prej 20 vitesh prodhon fidanë ulliri dhe agrumesh tregon ky është viti më i vështirë i punës. Prej tre vitesh ai thotë se ka mbi 10 mijë fidanë.

Krenar Alla, i cili prej 20 vitesh prodhon fidanë ulliri dhe agrumesh tregon ky është viti me i vështirë i punës . Mbi 10 mijë fidanë ka pa shitur prej 3 vitesh, ndërkohë që këtë vit i kanë mbetur edhe 3 mijë të tjera.

“Çmimi i një fidani ulliri është 150 lekë ndërsa për shkak  të vështirësisë së këtij tregu është shitur edhe 70 lekë, çmim ky nën koston e prodhimit.  Për të përgatitur fidanin duhen deri në tre vite”.

Mungesa e subvencioneve nga shteti ka sjell vështirësi për prodhuesit e fidanëve. Alla pohon se ai ndonëse ka aplikuar, asnjëherë nuk ka përfituar nga skemat mbështetëse ne bujqësi. Përball kësaj situatë, ky fermer ndihet i braktisur nga shteti dhe i rrënuar ekonomikisht.  Rikthimi në emigracion shihet si alternativa e vetme për të sjellë të ardhura për familjen e tij.

Gjithë zona kodrinore e fshatit Ardenicë që merret me kultivimin e fidanëve të ullirit dhe të agrumeve po kërkon tregje për shitjen e tyre edhe nën kosto. Bllokimi i tregut të vajit të ullirit me çmime aspak të arsyeshme solli  mungesën e interesit për kultivimin e bimës në të gjithë Shqipërinë. Zonat e veriut të vendit të cilët kanë qenë blerësit kryesor të fidanit të ullirit këtë vit pasuan rënie nën 50 % të tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme