Stehëza veterinare për kafshët e rrugës, Veliaj: Qendra ofron kujdes mjekësor dhe vaksinim. Gati të nisim fushatën e adoptimeve

Bashkia e Tiranës ka hapur në Tufinë “Strehëzën Veterinare”, qendrën e kafshëve të rrugës që i jep zgjidhje problematikës së qenve endacakë në kryeqytet.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, do të trajnojë edhe studentë të kësaj shkolle si “kujdestarë”.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo nuk do të jetë strehëza e fundit për kafshët endacake.
“Ne jemi shumë të hapur të bashkëpunojmë, ashtu si edhe me shumë prej kolegëve që kanë qenë kritikë nga padija për punën e bashkisë, por që sot shikoj sesi ajo punë u shpërblye. Ne jemi të hapur edhe për ata që duan ta bëjnë këtë me shoqata, apo duan ta bëjnë këtë në bashkëpunim, të kemi qendra të tilla satelite. Tirana është shumë, shumë e madhe dhe ndoshta, siç kemi këtë në Tufinë dhe atë në Kombinat, mund të shohim edhe hapësira të tjera ku ne mund të bashkëpunojmë”, tha Veliaj.
Veliaj lajmëroi se së shpejti do të nisë edhe një fushatë adoptimesh për këto kafshë.
“Mezi pres që të fillojmë një fushatë adoptimesh, për të gjithë ata që kur afrojnë festat edhe duan që t’u blejnë një kafshë fëmijëve, një katërputrosh të vogël, i bëj thirrje, nëse nuk jeni përgatitur që ta mbani, ju lutem mos shpenzoni paratë tuaja, por as mos shkaktoni një fatkeqësi, duke lënë në rrugë një kafshë të pambrojtur,” tha Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




