Kushi: Të rritet interesi për degët prioritare!

Sociale | 4 vite më parë

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Evis Kushi u bëri thirrje të gjitha universiteteve shqiptare të nxisin dhe rrisin interesin e studentëve për degët që cilësohen si “prioritet kombëtar”,  duke përfituar nga mbështetja studentore me përjashtim nga tarifat dhe bursa të rritura.

Zonja Kushi zhvilloi një takim me stafin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ajo ndau me ta opinione për politikat dhe projektet që lidhen me përmirësimin e mëtejshëm të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Zonja Kushi kërkoi që krahas aplikimeve të universiteteve me projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe kërkimit shkencor, të rrisin aplikimet edhe për projekte të përbashkëta me biznesin.

Ajo kërkoi projekte kërkimore të përbashkëta me universitete të Kosovës, pasi për këto projekte ka tashmë ka një mbështetje të veçantë financiare për universitetet shqiptare.

Ministrja kërkoi gjithashtu që stafi akademik të japë mendime dhe sugjerime për Strategjinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, drafti i së cilës është tashmë publik.

Ministrja është shprehur se ndihet e lumtur që në këtë universitet shkon me lajmin e mirë të rritjes së pagave të pedagogëve për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër, ku vitin e kaluar rritja u bë 15%, me 7% nga buxheti i shtetit, ndërsa në muajin prill të këtij viti kjo rritje u bë 30%, nga ku 20% janë nga buxheti i shtetit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme