Roskovec, mbi 500 mijë euro investim në ndërtimin e fabrikës së përpunimit të mbetjeve plastike

Kursimet nga emigracioni, Sokol Plepi i investoi në një fabrikë të përpunimit të mbetjeve plastike. Biznesi i tij në Kuman të Roskovecit, prej 2 vitesh mbulon tregun e kubikëve që përdoren në bujqësi, në të gjithë Shqipërinë. Sokoli tregon se ky investim ka ardhur pas një pune dhe përvoje gati 8-vjeçare në Greqi, së bashku me vëllain e tij.
Sokol Plepi është sipërmarrësi i kësaj fabrike moderne të përpunimit të mbetjeve plastike në Kuman që prej 2 vitesh mbulon tregun në të gjithë Shqipërinë.
Në një ditë të zakonshme pune në këtë fabrikë Sokoli tregon se ky investim ka ardhur pas një punë dhe përvojë gati 8 vjeçare ne Greqi se bashku me vëllain e tij.
Plepi tregon se “nga një punishte e vogël ku zhvillova këtë 6 vjet, arrita që para 2 vitesh me të ardhurat tona financiare të ndërtoja objektin dhe makineritë që kryejnë të gjitha proceset teknologjike të përpunimit dhe prodhimit plastik të kubikeve të fidanëve për bujqësinë dhe deri tek vazot e luleve”.
“Në këtë sipërmarrje kemi disa punonjës dhe arrijmë te mbulojmë një pjesë të mirë të tregut në të gjithë vendin. Deri tani jemi të kënaqur me këtë biznes por e vetmja ndihmë që duam nga shteti është subvencion në panelet diellor në prodhimin e energjisë” tha Plepi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




