Vëllezërit që po ringjallin bajamen

Pas emigrimit për mbi 20 vjet në Greqi katër vëllezërit Gega, janë kthyer në vendlindjen e tyre Kurjan, pak kilometra larg Fierit.
Në 42 dynym ata kanë krijuar një plantacion me bajame, për të cilën zona është mjaftë e njohur në Shqipëri, duke ringjallur interesin për këtë bimë.

Fidanat e bajames vëllezërit Gega i sollën nga Greqia. Që në vitin e parë ata kanë kane marre mbi 25 kuintal bajame.
Por vëllezërit Gega kanë bashkuar kapitalet edhe për kultura të tjera. Ata kanë mbjelle rreth 6 ha siperfaqe me grure si dhe 2 ha me shegë.
Nga qeveria vëllezërit Gega kërkojnë vetëm subvencion sa i përket energjisë që i duhet për ujitjen e pemeve.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




