Sëmundjet seksualisht të transmetueshme në rritje, shkaku, mungesa e mbrojtjes dhe ndërrimi i partnerëve

Marrëdhëniet seksuale të shfrenuara dhe të pambrojtura, eksperienca në mosha shumë të reja si dhe ndërrimi i partnerëve ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve klinike të infektimeve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Mjekja infeksioniste, Esmeralda Meta, shpjegon se rastet paraqiten vonë atëherë kur janë ekspozuar ndaj simptomave pasi stigma i frenon shumë të marrim kontakt me mjekun dhe të tregojnë shkaqet.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë gonorea, sifilizi, klamidia, herpesi në organet genital, human papiloma virus, AIDS etj
Mjekja tërheq vëmendjen për të infektuarit më imunideficencë ku dëmi në organizëm mund të prekë disa organe.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë tema më pak e diskutueshme mes të rinjve dhe si shkak i kësaj informacioni mes tyre është i vakët.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




