Për herë të parë Kisha Katolike organizon procesionin e “Udhës së Kryqit” në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Në prag të Pashkëve Katolike, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është organizuar për herë të parë procesioni i “Udhës së Kryqit”.
Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin mbrëmjen e kësaj të Premte të Madhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Procesionin udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezes Tiranë Durrës, Arjan Dodaj së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shejtë të Vatikanit në Shqipëri, Lugi Bonazzi.
Besimtarët demonstruan mundimet e Jezu Krishtit që e dënuan dhe ia ngarkuan kryqin në shpinë deri në përfundim të rrugëtimit kur dha shpirt dhe u ringjall në të Dielën e Pashkës.
Dhjetëra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri. Udha e Kryqit u përshkrua duke ndjekur 14 Stacionet e rrugës së mundimit të Jezu Krishtit.
E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon të dielën dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




