Biznesi familjar në blegtori, të rinjtë kërkojë subvencione nga qeveria për aktivitetin e tyre

Bajame Gllava në Roskovec me dy djemtë e saj që merret me blegtori ka vendosur të mos largohet nga Shqipëria por të shtojë më tej aktivitetin në fermën e saj.
Fillimi për familjen ka qenë i vështirë. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti për ta realizuar edhe më tej biznesin e tyre.
Djemtë e Bajame Gllavës janë ndihmë për këtë biznes. Ata kanë zgjedhur të mos emigrojnë por të qëndrojnë në Shqipëri dhe të punojnë në fermën që kanë ngritur por tani kërkojnë edhe një ndihmë për shtimin dhe fuqizimin e kësaj ferme.
Aktivitetin e kanë nisur përpara 20 vitesh me 3 krerë lopë dhe sot kanë më shumë se 16 krerë. Prodhimi ditor i qumështit nga kjo fermë shkon në gati 300 litra të cilat e kanë tregun të siguruar.
Gazetare: Bjolanda Cuku
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




