Profesionet që po zhduken, Agron Muka 60 vite në zanatin e orëndreqësit

Sociale | 4 vite më parë

Agron Muka është orëndreqësi më i vjetër në qytetin e Elbasanit. Ai e trashëgoi zanatin nga babai. Në moshë pensioni orëndreqësi 70-të vjeç thotë se do të vijojë të punojë deri sa të ketë jetë, ndërsa lutet që mbesat ta trashëgojnë pasionin e tij.

Ishte vetëm 8 -vjeç kur nisi punën si orëndreqës në Elbasan dhe që prej asaj dite nuk është ndarë për asnjë moment nga pasioni i tij.

Është kjo historia e orëndreqësit më të vjetër në Elbasan Agron Muka , i cili zanatin e trashëgoi nga të parët e tij, por ai vetë nuk mundi të bënte të njëjtën gjë.

Lutet që të jenë mbesat ato që do ta trashëgojnë një ditë pasionin e tij, por duke parë stepjen e të rinjve përballë zanateve, pak shpreson.

I keq ardhur  që zanatet rrezikojnë të zhduken preferon të mendojë të kundërtën.

Orëndreqësi 70-të vjeç nga Elbasani thotë se do të vijojë të punojë deri sa të ketë jetë, për këtë lutet që shikimin të mos e humbasë.

Në banakun e orëndreqësit sheh ora të braktisura nga pronarët, por ai nuk i largon nga aty me shpresën se do të rikthehen ti rimarrin.

Sikundër të varura në mur ka edhe mjete matëse të kohës shumë të vjetra. Sipas zanatçiut Agron Muka qytetarëve i është  zgjuar interesi për orët e vjetra.

Një jetë dedikuar riparimit të objektit që mat kohën, thirrjen e fundit e ka për ata që bëjnë politika.

Njerëzit që e dashurojnë zanatin si Agron Muka janë çdo ditë e më të paktë. Kontributi që ata kanë dhënë ndër vite në shoqëri i kalon të gjitha dimensionet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme