Ruajtja dhe forcimi i gjuhës shqipe, Kushi: Bashkëpunim me Kosovën për ruajtjen e identitetit kombëtar

Sociale | 4 vite më parë

Këtë vit shkollor, Abetarja e unifikuar po përdoret në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe të Kosovës, një ndër nismat kryesore për forcimin e gjuhës shqipe.

Mësimi i shkronjave jo sipas rendit alfabetik ndihmon fëmijët të krijojnë më lehtë rrokjet dhe pastaj ta kenë më të thjeshte leximin e fjalëve.

Nisma të tjera të ndërmarra bashkarisht Shqipëri- Kosovë siç është Enciklopedia shqiptare dhe nisma për Gjuhën Shqipe dhe kulturën shqiptare në Diasporë, kanë bërë bashkë në një aktivitet, Ministren  e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe homologen e saj nga Kosova Arbërie Nagavci.

Ministret e Arsimit u shprehen  se së shpejti do të zhvillohen vizita të përbashkëta në qytete të ndryshme të Evropës, për të takuar shqiptarët atje, me qellim ruajtjen brez pas brezi të Gjuhës Shqipe dhe identiteti kombëtar.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme