Përurohet memoriali “Në nderim të dibranëve të dëbuar”

Komuniteti dibran në Tiranë që nga sot ka memorialin e tij. Ai është vendosur në hyrje të Tiranës.
Memoriali përkujton historinë e dhimshme të 110 viteve më parë, kur mijëra familje dibrane lanë trojet e tyre në një eksod masiv të detyruar nga forcat serbe pas konferencës së Londrës që përcaktoi kufijtë e Shqipërisë.
Në nderim të dibranëve, por edhe mikëpritjës së pakufitë që treguan familjet autoktone tiranase duke hapur dyert dhe zemrat e tyre, shoqata “Bashkësia Dibrane” mori iniciativën për të ngritur një memorial, për të mos harruar të keqen dhe solidaritetin që prodhoi ajo kohë.
Saimir Shatku Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës “Bashkësia Dibrane” foli për kryengritjen Dibrane të vitit 1913,e para rezistëncë e armatosur e shqiptarëve ndaj pushtuesit serb.
Për piktorin Bujar Kapexhiun memoriali ka domethënie të vecantëpër gjithë ato familje që u bënë strehë për të parët e tyre
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja veçoi kontributin e familjeve dibrane për zhvillimin e vendit.
Kritikja e Artit Suzana Varvarica u ndal në realizimin e memorialit në riliev ku paraqet një familje dibrane të dëbuar e dëbuar serbët ndërsa prezantohen dhe shtëpitë që ata lënë pas.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




