Elbasani përgatitet për Ditën e Verës, këtë vit ekspozohen prodhimet artizanale të fushave të ndryshme

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Në qytetin e Elbasanit kanë përfunduar përgatitjet e Ditës së Verës. E njohur ndryshe edhe si dita e luleve, kjo festë është kthyer në një ritual popullor për qytetin e Elbasanit.
Risi për këtë vit është mungesa e panairit industrial, ku biznese nga i gjithë vendi dhe rajoni ekspozonin produktet e tyre për të gjithë ata që i bashkoheshin kremtimeve të kësaj dite.
Në mungesë të panairit industrial ne lulishten qendrore është ngritur panairi i zejeve ku 30-të stenda ekspozojnë prodhimet artizanale të fushave të ndryshme. Sipas qytetarëve në këto stenda qëllimi është rikthimi te tradita dhe produktet artizanale.
Ndonëse interesi i qytetarëve për produktet tradicionale shihet se ka nisur të rritet, kushtet ekonomike bëjnë që blerjet qoftë edhe në panaire si ky të jenë minimale.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




