Dukagjin, banorët në protestë, rruga aktuale iu ka marrë jetën rreth 100 vetëve

65 viktima dhe qindra të plagosur ndër vite është bilanci nga aksidentet në rrugën e Dukagjinit. E sot banorët kërkojnë ndërtimin e saj. Viktor Arrinaj humbi të vëllanë dhe një kushëri në një nga aksidentët që mori jetën e 10 banorëve, 16 vite më parë.
Gjatësia e rrugës është 60 km dhe ndërtimi i saj do të ishte jetik për zhvillimin e dhjetra fshatrave në 3 njësi administrative. Qindra banorë firmosën peticionin i cili më pas do i drejtohet qeverisë shqiptarë. E në fund banorët, erdhën me komunikatën e cila ka disa kërkesa.
Ky aks rrugor për të cilin banorët po protestojnë ka qenë një burim aksidenti dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, dy ndër ngjarjet me të tmerrshme të regjistruara në këtë aks rrugor është ajo e vitit 1985 ku humbën jetën 28 persona dhe ajo e marsit 2007, ku humbën jetën 10 persona.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




