Dita botërore e veshkave. Mjekët: kujdes, veshkat sëmuren pa dhënë shenja

Sociale | 4 vite më parë

Sëmundja e veshkave, e përhapur në vendin tonë, sipas mjekëve duhet të diagnostikohet sa më parë, kjo pasi mjekimi ndihmon për të mos dëmtuar edhe organet e tjera të trupit.

Për të sensibilizuar në kodrat e liqenit është organizuar një ditë kushtuar sëmundjes së veshkave. Sipas mjekëve, lajm i mirë është se tashmë ka ilaçe të cilat nuk dëmtojnë organet e tjera të trupit.

Bluzat e bardha vendosin theksin në mënyrën  e jetesës së personit me diabet, pasi përmes saj mund të ndërtohet një tablo më e qartë për ndjekjen që ky individ do t‘i bëj sëmundjes pas fazës së parë të diagnostikimit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme