Divjakë, nis mbjellja e shalqirit, pjesa më me madhe eksportohet. Shqetësim, rritja e çmimit të fidanit

Sociale | 4 vite më parë

Në Divjakë ka nisur mbjellja e shalqirit. Tynelet e shalqirit në Divjakë, shtrihen nëpër qindra hektarë sipërfaqje bujqësore. Kjo është java e ndërtimit të tyre dhe prodhuesit këtë vit kanë shtuar sipërfaqet që po kultivojnë.

Kjo teknologji ka vite që aplikohet nga fermerët e bostanoreve, e cila bën të mundur pjekjen e frutit për 3 muaj. Nga muaji mars që mbillet fidani deri në muajin maj, shalqiri që rritet në tynele është i pjekur.

 Prodhuesit thonë se, kushtet e deritanishme janë në favor të tyre, por edhe nëse ka ngrica tynelet e mbrojnë bimën nga temperaturat e ulëta. Shalqiri i tyneleve prej plastmasi është i porositur i gjithi për eksport.

Sipas fermerëve këtë vit është rritur çmimi i fidanit krahasuar me një vit më parë, rritje që mund të ndikojë edhe në çmimin e këtij sezoni. Kjo teknologji aplikohet për varietetet e veçanta të shalqirit  me qëllim daljen sa më shpejt të frutit në treg.

Periudha tre mujore nga mbjellja në pjekje e bën Divjakën eksportuesen e parë në Ballkan të shalqirit. Jo vetëm mbjellja në tynelet prej plastmasi, por edhe ditët me diell për shkak të pozicionit gjeografik të zonës, kanë bërë të mundur që prodhuesit e Divjakës të radhiten të parët për eksporte në vend.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme