Manastirliu: 500 të moshuar ndërhyrje dhe lente falas në dy muajt e parë të vitit

Më shumë se 500 të moshuarve iu është rikthyer shikimi në dy muajt e parë të vitit 2023, falë ndërhyrjeve të kataraktës dhe vendosjes së lenteve falas në QSUT.
Lajmin e jep në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Sipas saj “mbi 3700 pacientë në vit përfitojnë falas ndërhyrjen e kataraktës dhe lentet, në QSUT dhe në spitale rajonale”. Financimi i tyre bëhet në masën 100% nga shteti.
“Operacioni më i shpeshtë që kryhet në klinikat e QSUT zakonisht ndeshet në moshat e treta mbi 60 vjeç, është operacioni që kryhet me ultratinguj ku bëhet i mundur kristalimi i perdes më pas implantohet vendoset një lente brenda në sy ,e cila bën të mundur rikthimin e shikimit tek këta pacientë, shikimi që ka marrë perdja. Përfitimi i pacientëve është i mundur që në ditët e para pas operacionit, kthehet shikimi që ato kanë pasur në momentet para se të fillonte perdja”, thekson doktoresha Eralda Leci, kirurge oftalmologe në QSUT në videon e publikuar nga ministrja Manastirliu.
Doktoresha Leci kujton se “në moment që çdo pacient mund të ndiejë ulje të shikimit në njërin sy apo në të dy, gjëja e parë që duhet të bëjë është të bëjë kontrollin rutinë tek mjeku i familjes dhe pastaj tek okulisti i lagjes”. Në varësi të problematikave ai referohet në qendrën spitalore në rastin e kataraktës, e cila vlerëson për trajtimin ose jo me operacion.
Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet e qytetarëve.
Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja për një lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas.
Sipas ministres Manastirliu, ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




