Shprehja e prindërve “u lodha” dhe ndikimi i saj tek fëmijët

Të jesh prind dhe të punosh në të njejtën kohë është tepër e vështirë, por psikologia Lira Gjika, vë në përgjegjesi prindërit në marrëdhënien që ngrenë me fëmijët e tyre.
E ftuar në emisionin”Mirëmëngjes Shqipëri”, Gjika thekson nevojën e komunikimit prind-fëmijë, pasi mungesa e saj ndërton muret e heshtjes tek fëmijët, dhe për psikologen, është një realitet i dhimbshëm.
Ajo i bën thirrje prindërve të shmangin shprehjet u “lodha” apo të drejtuarit fëmijës duke thënë “je i lodhshëm”, pasi sipas argumentit të saj këto shprehi ngjallin ndjenjën e fajit dhe të pasigurisë tek fëmijët.
Ajo sugjeron vazhdimësinë e fjalës edhe me shpjegime nga pas duke i treguar fëmijës që lodhësh në punë, por shpërblehesh, duke i shpjeguar që pas këtij procesi fëmijës i lind e drejta për një blerje apo për t’i plotësuar një dëshirë. Ky lloj komunikimi bën fëmijën të kuptojë që prindërit punojnë dhe se kur ata marrin lekë ai mund të kërkojë të bëjë blerje. Me këtë rast do të shmageshin kërkesat e kota të femijëve në dyqane apo dhe në markete.
Duke iu drejtuar prindërve, Gjika tregon se këta të fundit pa dashur apo dhe pa kuptuar me mënyrën e të folur në publik për fëmijët e tyre, ndikojnë në shumicën e rasteve jo për mirë tek këta të fundit. Ndaj ajo i kërkon atyre të tregojnë maturi, duke mos nënvlerësuar faktin që nuk ndikon tek fëmijët me arsyen se janë të vegjël.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




