Dy klinika stomatologjike të levizshme në zonat rurale, janë kryer 114 mijë depistime

Klinika Stomatologjike e Lëvizshme është ndalur në shkollën “Sulejman Daçi”, në Bubq të Fushë-Krujës, ku ka vijuar programi i kujdesit për dhëmbët për nxënësit e shkollave.
“Dy klinikat stomatologjike të levizshme do të mundësojnë që edhe në zonat rurale, aty ku nuk ka një kabinet dentar të instaluar në shkolla, të kryejmë depistime, por edhe trajtime sa i përket kujdesit ndaj dhëmbëve me aparatura bashkëkohore”, Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se një tjetër program që është shtrirë në mënyrë kapilare në shkolla është programi i kujdesit për shikimin.
“Kemi arritur të kemi mbi 114 mijë depistime përsa i përket këtij programi dhe rreth 10% e fëmijëve janë referuar tek mjeku specialist, për të garantuar që të kemi dhe një korrektim të problematikave të hershme të fëmijëve që ato shfaqin, nëpërmjet depistimit të hershëm që po kryhet në shkolla”, tha Manastirliu.
Klinikat Stomatologjike të Lëvizshme janë të pajisura me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë dhe do të shërbejnë si kabinete dentare të lëvizshme për nxënësit e shkollave, kryesisht në zonat rurale dhe ato periferike.
Përgjatë viteve 2021-2022 në strukturat e kujdesit të arsimit parauniversitar janë instaluar 19 njësi të reja dentare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




