Pedagogët nisi protestat “Lëvizja Pranverore Universitare”

Stafet pedagogjike të universiteteve publike shqiptare u janë rikthyer të mërkurën protestave të paralajmëruar, në ata që ata e quajnë lëvizja pranverore universitare.
Të grumbulluar në sheshin përpara Universitetit Politeknik në Tiranë ata kanë kërkuar rritje të pagës me 50%, si dhe rritje të buxhetit për arsimin.
Pedagogët janë shprehur se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.
Vjeshtën e kaluar, në nisje të vitit akademik 2022 2023, për më shumë se 2 muaj bojkotuan procesin mesimor.
Ata thanë se lëvizja pranverore universitare do të vijoje edhe në muajt në vazhdim.
Pedagoget u bënë thirrje studenteve ti bashkohen tubimeve të tyre për kauzën e përbashket të një arsimi cilësor.
Qeveria u ka plotësuar kërkesën për rritjen e rrogave deri në masën 15 përqind, një pjesë nga qeveria dhe një pjesë nga burimet e brendshme të vetë universiteteve.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




