Elbasan/ Fermeri Bexhet Gurra ka krijuar fermën e parë, subvencionet kanë shtuar krerët e lopëve

Sociale | 4 vite më parë

Në qarkun e Elbasanit po shtohet interesi i fermerëve blektorë për mbarështrimin e lopëve dhe  krijimin e fermave të tyre. Në rrethin e Librazhdit, një prej këtyre fermerëve është Bexhet Gurra. Ai banon në fshatin Dragostunji. Së bashku me fëmijët ai ka mundur të ngrejë fermën e parë për mbarështrimin e lopëve. Ai ka 30 lopë dhe vica të cilat i mban në kullotë dhe në regjim stallor. Bexheti thotë se ka 10 vjet me këtë biznes familjar ku herë pas herë ka patur dhe ka problematikat e vështirësitë e veta. Nga shteti ka marrë disa herë subvencionime dhe kjo ka bërë që të ketë interes për shtimin e krerëve të lopëve.

Kordinatori vetëriner e rrethit, Vladimir Hunci thotë se janë dhe 12 fermerë të tjerë në rreth që kanë mbi 10 lopë që i mbajnë në kullota dhe interesimi i tyre është të shtojnë numrin e lopëve.

Sipas orientimeve të fundit që ka dhënë Ministria e Bujqësisë për subvencionimin e fermerëve blektorë, shtim të lopëvë po bëhen edhe në zonat malore në rrethin e Librazhdit si në Lunik e Sterblevë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme