Diabeti i tipit 2 i kurueshëm plotësisht, “Teuta Turku Tours” në ndihmë të pacientëve shqiptarë

Sociale | 4 vite më parë

Falë protokolleve më të reja kirurgjikale, diabeti i tipit 2 është plotësisht i kurueshëm. Mjekët më të mirë turq ju bashkuan kongresit të 6-të shqiptar për traumën dhe urgjencën kirurgjikale falë bashkëpunimin me agjencinë “Teuta Turku Tours”  e cila prej 25 vitesh ka mundësuar zgjidhjen e shumë dilemave shëndetësore të shqiptarëve ne spitalet turke.

Prej 25 vitesh Agjencia ime bashkëpunon me mjekët më të mirë në Turqi, Azi etj, duke ju mundësuar shqiptarëve në të gjitha trevat e Ballkanit zgjidhjen e problemeve shëndetësore që nuk mbulohen dot në vendet e tyre të origjinës apo edhe abuzimet që ata kanë ndeshur. Në dërgojmë çdo muaj mesatarisht 30 pacientë shqiptar në spitalet turke dhe të gjitha kanë qenë të suksesshme në trajtim”, tha Turku.

Profeso. Dr. Alper Çelik me një eksperiencë të gjatë në fushën e kirurgjisë dhe diabetologjisë së tipit 2 ndau me mjekët e rinj, eksperiencat e tij të suksesit.

“Misioni im është të ndihmoj shqiptarët që të gjejnë shpëtim nga diabeti i tipit 2. 15 vitet e fundit kam bërë shumë  ndërhyrje dhe kam menaxhuar mbi 12 mijë pacientë me një shkallë suksesi mbi 92%. Kjo është një shifër shumë e lartë pasi me medikamente dhe dietë suksesi për këtë sëmundje shkon deri në 20%.Tani unë u them shqiptarëve që vuajnë nga diabeti Iitipit 2 se ka ardhur koha t’i thoni “stop” ilaçeve dhe insulinës dhe të filloni një jetë të re. Ne kemi kurën për këtë kategori pacientësh”- u shpreh Dr.ÇELIK.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme