Rama: 5 mijë lekë të reja shpërblim për pensionistët, me rastin e festave të fundvitit

Kryeministri Edi Rama, gjatë turit të takimeve sot në Kamëz, bëri të ditur se në fillim të dhjetorit, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të reja shpërblim për festat e fundvitit.
Sipas tij, kjo nuk është një ndihmë e madhe për pensionistët, por i lehtëson diçka si fund viti e raste festash dhe ju jep buzëqeshje.
“Në fillim të dhjetorit, pensionistëve do u japim një mbështetje prej 5 mijë lekësh (të reja) për gjithësecilin. Kjo nuk është një shumë e madhe, por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe u jep një buzëqeshje për fundvitin,”- deklaroi kryeministri Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




