Përroi i Lushnjës i nënshtrohet transformimit, shton vlerën e zonës si për qytetarët dhe bizneset

Përroi i Lushnjës do i nënshtrohet rikonstruktimit duke u kthyer në një hapësirë të gjelbër për qytetin së bashku me e Unazën e qytetit, ku zhvillohet një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të biznesit. Përroi i cilësuar edhe si ‘Lana’ në Tiranë kalon në 4 lagje të qytetit dhe është 3 kilometra i gjatë.
Aktualisht punimet janë fokusuar në zgjerimin e shtratit dhe pastrimin e tij dhe në të është parashikuar të ndërtohet edhe një urë metalike që të kalojnë këmbësorët.
Kjo zonë do të transformohet tërësisht, duke u kthyer në një mjedis çlodhës për qytetarët, me gjelbërim, trotuare, ura metalike, e pistë biçikletash.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




