Projektbuxheti 2023, kontributet për sigurime shoqërore e shëndetësore pritet të rriten

Sociale | 4 vite më parë

Të ardhurat nga kontributet për sigurime shoqërore e shëndetësore  në projektbuxhetin për vitin 2023, parashikohet të rriten me 5 %, ose 6 miliardë lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2022, bëjnë të ditur burime zyrtare.

Të ardhurat që mbledhin ISSH dhe ISKSH llogariten 126.5 miliardë lekë, nga 120.5 miliardë lekë që parashikohet se do arkëtohen në vitin 2022.

Referuar relacionit, të ardhurat për kontributet shoqërore llogariten 109.4 miliardë lekë, ndërsa për kontributet shëndetësore 17.1 miliardë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, rendit disa faktorë mbi të cilët do të mbështetet rritja e programuar e të ardhurave.

Sipas saj kryesorja është rritja ekonomike çka do reflektohet në rritjen e numrit të të punësuarve, forcimin e administrimit nëpërmjet kontrollit të nivelit të pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale që përfitohet, si dhe rritjen e pagës minimale nga 32.000 lekë ne 34.000 lekë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme