Covid-19/ MSHMS: Në 24 orët e fundit asnjë viktimë, 31 të infektuar, 26 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas MSHMS, nga 509 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 31 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 509 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto Bashki: 14 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Fier, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Patos, Himarë, Delvinë. Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njoftim.
Statistika ( 4 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 509
Testime totale 1,999,164
Raste pozitive 331,900
Raste të shëruara 328,091
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Fier 13
Durrës 8
Berat 5
Shkodër 4
Elbasan 3
Korçë 2
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




