Gjirokastër, godinat e konvikteve në Universitetin “Eqrem Çabej”, ofrojnë kushte më të mira për studentët

Nga ky vit akademik, godinat e konvikteve nuk funksionojnë më si ai i djemve dhe i vajzave, por sipas kushteve që ata ofrojnë, duke u konceptuar si konvikti numer 1 dhe 2.
Konvikti numer 1, i cili është pranë Universitetit “Eqrem Çabej”, ofron kushte normale dhe ka një pagesë prej 32 mijë lekësh për të gjithë vitin akademik.
Me optimale janë kushtet te konvikti nr dy, i cili para disa vitesh i është nënshtruar rikonstruksionit total. E për këtë arsye edhe pagesa shkon në 47 mijë lekë.
Drejtori i shoqerisë së trajtimit të studentëve Gjirokastër, Bledar Kaçi, thotë se këtë vit është menduar edhe për mënyrën sesi të rinjtë ta kalojnë kohën e qëndrimit në konvikt pas procesit mësimor. Sipas tij, do të jenë të shumta aktivitetet kulturore e sportive që do të organizohen.
Për këtë vit akademik, studentet e Universitetit “Eqrem Çabej”, kanë përzgjedhur të akomodohen në konvikte sipas dëshirës së tyre, bazuar në kushtet që ata ofrojnë.
Drejtori i shoqërisë së trajtimit të studentëve Bledar Kaçi, thotë se të rinjtë do të përfshihen edhe në aktivitete të ndryshme me qëllim argëtimin e tyre gjatë kohës së lirë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




