Pikturë e re murale në Korçë, imazhi i një gruaje me krahë, mesazh kundër dhunës ndaj femrës

Sociale | 4 vite më parë

Qytetit të Korçës i është shtuar edhe një tjetër pikturë murale “Gruaja me Krahe“. Grafika u realizua në kuadër të projektit të Bash Art “Dhunë off, Power-on”, i cili erdhi si një thirrje për artistët, në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Një ndër të përzgjedhurat ishte ajo e një gruaje me krahë, që simbolizonin pikërisht fluturimin drejt lirisë. Kjo ide, iu prezantua më pas, piktorit të talentuar korçar Arjol Pepi, i cili e realizoi në përmasa të mëdha, duke bërë që Korçës, t’i shtohet edhe një tjetër pikturë murale, krahas 3 të tjerave të realizuara prej tij, vite më parë.

Pepi ka realizuar edhe më herët piktura murale me mesazhe të fuqishme për shoqërinë, si ai i kujdesit që duhet të tregojnë drejtuesit e automjeteve në rrugë kryesisht për fëmijët, asaj për t’i thënë stop fenomenit të bullizmit, etj.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme