Diagnostikimi i kancerit të gjirit/ Rriten rastet në Lezhë. Të prekura vajza e gra të moshës 20-30 vjeçare

Sociale | 4 vite më parë

Rritet numri i vajzave dhe grave të prekura me kancer gjiri në qarkun e Lezhës. Gjatë vitit 2022 janë evidentuar 40 raste të reja të grave dhe vajzave të diagnostikuara me kancer gjiri në qarkun e Lezhës, ndërsa 4 prej tyre nuk e kanë fituar betejën më sëmundjen tumorale në gji.

Këto detaje i bëri me dije mjekja onkologe në Spitalin Rajonal të Lezhës, Bardha Gjoni.

“Numri i rasteve të prekur më kancer gjiri këtë vit është rreth 40, është më i lartë se vitin e kaluar. Unë besoj se kjo rritje lidhet me tepër më numrin e ekzaminimive, për arsye se vendosja e aparaturë se mamografisë ka sjellë sigurisht rritje të dukshme të numrit të ekzaminimeve dhe duke sjellë edhe rritjen diagnostikimeve”, deklaroi Gjoni.

Sipas mjekes Gjoni, tronditës është fakti se kjo sëmundje ka prekur dhe moshat e reja, pasi 1/5 e rasteve janë të moshës 20-30 vjeç.

“Moshat më të prekura me kancer gjiri janë moshat mbi 40-vjeç por nuk përjashtohen edhe te ne moshat nën 40 dhe raste të rralla 20-30 vjeç. Këtë vit kemi pasur edhe humbje jetë nga sëmundja e kancerit të gjirit. Përsa i përket depistimit edhe në Qarkun e Lezhës është rritur mjaft numri i ekzaminimeve. Mamografia është e hapur 6 ditët e javës, me oraret e zgjatura nga ora 08-18 dhe për ato qe janë në marrëdhënie punë është e hapur edhe ditën e shtunë”, tha Gjoni.

Gjatë muajit Tetor nuk mungojnë dhe fushatat e ndërgjegjësimit në mënyrë që gratë e vajzat të jenë më të kujdesshme që kjo sëmundje të kapet në kohë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme